
La Liga ka luajtur javën e saj të parafundit, me surprizat që nuk munguan nga kampionati spanjoll.
Barcelona, tashmë e zyrtarizuar si kampione, priste në shtëpi Villarreal-in. Lamine Yamal u shndërrua sërish në protagonist duke shënuar një tjetër supergol, por “Nëndetësja e verdhë” arriti të përmbyste rezultatin dhe të merrte tre pikët në transfertë, duke siguruar kështu një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Reali i Madridit arriti të merrte tre pikët, edhe pse tani “Los Blancos” nuk luajnë për asgjë. Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham shënuan në fitoren kundër sevillas, ndërsa francezi tashmë kryeson listën e golashënuesve me 29 gola dhe është shumë pranë fitimit të “Këpucës së Artë”.
Po ashtu, fitore regjistroi dhe Atletico e Madridit, duke triumfuar 4-1 kundër Betisit në shtëpi, ndërsa Rayo Vallecano e Ivan Balliut është shumë pranë një vendi në Kupat e Europës, pasi triumfoi 1-2 kundër Celta Vigos.
Në sfidat e tjera, Espanyoli i Marash Kumbullës u mund 2-0 nga Osasuna, Mallorca e Muriqit pësoi një disfatë 1-2 me Getafen, Sociedadi fitoi 3-2 me Gironën, Valladolid 0-1 Alaves, Las Palmas 0-1 Leganes dhe Valencia 0-1 Atheltic Bilbao.
Top Channel