Goli i Declan Rice mjafton, Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18/05/2025 19:50

Arsenali ka siguruar matematikisht vendin e dytë në Premier League pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Newcastle United.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga mesfushori anglez Declan Rice në minutën e 55-të, duke i dhënë “Topçinjve” tre pikë të çmuara në një sfidë ku dominuan kontrollin e lojës.

Skuadra e Eddie Howe vuajti mungesën e sulmuesit kryesor Alexander Isak, duke treguar vështirësi për të krijuar raste të rrezikshme përpara portës së Arsenalit.

Me këtë rezultat, Arsenali përfundon kampionatin në vendin e dytë, pas Liverpool-it kampion.

Top Channel