Formula 1/ Verstappen rikthehet te fitorja, kampioni i Botës në fuqi lë pas dyshen e McLaren, Ferrari bën mirë në garën e shtëpisë

18/05/2025 16:44

Max Verstappen është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë pikërisht në Imola, duke dhuruar spektakël ashtu siç vetëm ai di ta bëjë.

Piloti holandez parakaloi që në fillim Oscar Piastrin dhe nuk e lëshoi më kreun deri në xhiron e fundit, duke marrë pikët maksimale nga kjo garë.

Në vendin e dytë doli Lando Norris, ndërsa podiumi u plotësua pikërisht nga Piastri.

Pas një zhgënjimi në provat zyrtare, Ferrari bëri mirë në garën e shtëpisë, ku Hamilton e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa Leclerc në vendin e gjashtë pas Albon.

Kështu, Piastri vijon të kryesojë kampionatin me 146 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Norris me 133 pikë, ndërsa Verstappen është i treti me 124 pikë.

Gara e radhës do të jetë ajo e Monacos më 25 maj, të cilën do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Renditja:

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta