
Një incident është regjistruar pak minuta më parë në Durrës.
Një person është plagosur me thikë afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.
Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plotë të incidentit.
“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel