47 liderët e BE në një aeroport! TIA, siguri dhe standarde ndërkombëtare në pritjen e delegacioneve të nivelit të lartë

17/05/2025 12:46

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përmbyllur me sukses një nga operacionet më të rëndësishme dhe komplekse të këtij viti, duke pritur dhe përcjellë 47 delegacione të nivelit të lartë me kryeministra e presidentë nga e gjithë Europa, të cilët morën pjesë në Samitin Europian të Komunitetit Politik 2025, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 15 dhe 16 maj.

TIA arriti të menaxhojë me efikasitet jo vetëm flukset e larta të vizitave zyrtare, por gjithashtu garantoi vijimësinë e plotë të trafikut ajror për fluturimet e rregullta, pa shkaktuar asnjë anulim apo vonesë të ndjeshme për pasagjerët.. Ky operacion i përmasave të mëdha u realizua sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe protokollit diplomatik, duke ofruar një përvojë pritjeje të denjë për nivelin e lartë të këtij eventi.

Suksesi i këtij menaxhimi është rezultat i përkushtimit të stafit të aeroportit, si dhe i investimeve strategjike të kryera nga Grupi Kastrati në modernizimin e infrastrukturës së TIA-s. Delegacionet u pritën në pistën e rinovuar të aeroportit, me gjatësi 3 kilometra, e cila tashmë mundëson uljen dhe ngritjen e avionëve të të gjitha kapaciteteve, përfshirë avionët e mëdhenj ndërkontinentalë. Paralelisht, janë drejt përfundimit edhe punimet për fasadën e re të aeroportit, që e pozicionojnë TIA-n ndër aeroportet më moderne dhe estetikisht të avancuara në rajon dhe më gjerë.

Ky organizim i shkëlqyer është dëshmi e gatishmërisë së TIA-s për të përballuar sfida të nivelit ndërkombëtar dhe e pozicionon Shqipërinë si një vend të besueshëm organizator për ngjarje të rëndësishme diplomatike e politike në agjendën europiane.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë