Historike! Crystal Palace fiton në Wembley dhe shpallet kampion i FA Cup, Manchester City e mbyll sezonin pa trofe

17/05/2025 19:38

Crystal Palace ka shkruar historinë në Wembley duke fituar finalen e FA Cup përballë Manchester City-t me rezultatin 1-0 dhe duke siguruar trofeun më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 16-të nga Eberechi Eze pas një asisti nga Munoz, duke mjaftuar për të rrëzuar kampionët në fuqi të Anglisë. City pati mundësinë të rikthehej në lojë në minutën e 36-të me një penallti, por Marmoush gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Palace shënoi golin e dytë, që u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa as zëvendësimet e Guardiolës nuk e ndryshuan fatin e ndeshjes.

Ky sukses është një arritje e jashtëzakonshme për Crystal Palace, që ngre për herë të parë FA Cup-in dhe shkruan emrin në histori.

Nga ana tjetër, sezoni për Manchester City-n përfundon pa asnjë trofe, një goditje e madhe për ekipin e Pep Guardiolës që nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta