
Një episod që po bën xhiron e rrjetit ka ndodhur gjatë festimeve të titullit kampion të Barcelonës në La Liga.
Në një moment të shënuar nga entuziazmi dhe festa, portieri Wojciech Szczęsny, i ofron me shaka një cigare 17-vjeçarit të Barcelonës, Marc Bernal.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë reaguar me humor ndaj këtij momenti të papritur.
Tek offered the cigarette to Bernal who said NO 😂 pic.twitter.com/g9YCpffU3Q
— BarçaTimes (@BarcaTimes) May 16, 2025
Bernal, një nga talentet më premtues të akademisë “La Masia”, shfaqet i habitur dhe qesh me situatën, pa e pranuar gjestin.
Ndërkohë që situata është interpretuar nga shumica si një shaka mes sportistësh në një ambient festiv, ka pasur edhe reagime që kujtojnë përgjegjësinë që figurat publike kanë ndaj të rinjve.
Pavarësisht debatit, festa e Barcelonës për titullin ka qenë e mbushur me emocione dhe momente të veçanta dhe ky ishte padyshim një prej tyre që do të mbahet mend gjatë.
Top Channel