Përndiqte një shtetase, nën hetim 66-vjeçari
16/05/2025 10:11
Një 66-vjeçar është vënë nën hetim pasi dyshohet se përndiqte një grua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. V., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase“, njofton policia.
Ndërkohë, hetimet kanë nisur ndaj një 40-vjeçareje në Vlorë, pas kallëzimit të një gruaje se shtetësja me iniciale R.R. i ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në jetën private, nëpërmjet telefonatave dhe e-mail-eve.
Top Channel