
Edi Rama, mikpritësi i Samitit të Gjashtë të Komunitetit Politik Europian qëndroi për më shumë se 1 orë duke pritur pjesëmarrësit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu sjell momentet më pikante.
Pasi shtrëngoi duart me Ramën, Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë i tha kreut të qeverisë shqiptare se ndihej xheloz që Tirana po organizon këtë samit.
Nuk mungoi një pritje e veçantë për “motrën, kryeministren e Italisë, Georgia Meloni.
Rama u ul në gjynjë.
Meloni i tha “të lutem joooo”.
Momenti u fiksua nga kamerat televizive dhe fotografët, për atë që mund të jetë fotoja e ditës nga ky Samit.
Rama më pas iu afrua fotografit të mirënjohur Armando Babani për të parë shkrepjen e këtij momenti me Melonin.
Ndërsa Zelensky e komlimentoi për atletet.
E ndërkohë që Rama po priste presidentin e Francës, Emmanuel Macron gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, po raportonte live duke komentuar atletet e Ramës me një yll. Kjo nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili bëri komentin e asaj çfarë po raportonte gazetari i Top Channel.
Top Channel