“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares, publikon foton e tyre si çift: Më thanë se do martohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ndërprerjen e procesit të numërimit të zarfeve nga diaspora, për të vijuar nesër në orën 8:30 të mëngjesit.
Më herët, KQZ vendosi që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.
Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërrituara nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025”-njofton kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Top Channel