
“Here we go!” – Me këtë frazë të njohur, eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka konfirmuar kalimin e mbrojtësit Dean Huijsen te Real Madrid.
Të gjitha detajet e marrëveshjes janë finalizuar dhe lojtari është tashmë në kontrolle mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës 5-vjeçare me klubin madrilen.
Sipas Romanos, Real Madrid do të paguajë një shumë totale prej 50 milionë paundësh për kartonin e Huijsen, i cili vjen nga Bournemouth.
Gjigandët spanjollë kanë fituar garën ndaj pesë klubeve të Premier League që ishin të interesuara për shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll.
Dean Huijsen shihet si një talent i madh për të ardhmen nga drejtuesit e klubit, ndërsa edhe trajneri i ardhshëm i mundshëm i “Los Blancos”, Xabi Alonso, raportohet se e ka kërkuar personalisht transferimin e tij.
Transferimi pritet të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të testeve mjekësore, duke qenë “dhurata” e dytë për tenikun spanjoll pas Trent Alexander-Arnold.
Top Channel