Sfida e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, FSHF hap aplikimin për biletat e ndeshjes

15/05/2025 12:27

Aplikimet për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi kanë filluar dhe mund të realizohen përmes platformës e-bileta.al.

FSHF ka shpërndarë informacion se si kryhet procesi i pagesës së biletave.

“Pasi të vizitoni faqen zyrtare, duhet të zgjidhni eventin e krijuar për këtë ndeshje dhe të zgjidhni sektorin ku dëshironi të qëndroni. Pas kësaj, mund të përcaktoni numrin e biletave që dëshironi të blini, me maksimumi 4 bileta për përdorues.

Nëse keni një profil të regjistruar në platformën e-bileta.al, mund të bëni log-in dhe të konfirmoni të dhënat tuaja personale. Nëse nuk keni një profil, mund ta krijoni një të ri në platformë. Pasi të konfirmoni informacionet e profilit, duhet të vendosni emrat e personave përkatës për biletat dhe të klikoni opsionin “Booking confirm” për të përfunduar aplikimin.

Për shkak të kërkesës së lartë për këtë ndeshje të rëndësishme, ju rekomandojmë të aplikoni sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar biletat tuaja”.

Detajet e ndeshjes:

Data: 7 qershor 2023

Ora: 20:45

Stadiumi: Arena Kombëtare në Tiranë, Shqipëri

Top Channel