
Carlo Ancelotti është gati të shkruajë histori me kombëtaren braziliane, teksa raportohet se do të marrë me vete ish-yllin e futbollit, Ricardo Kaka, si ndihmës trajner.
Trajneri italian, i cili ka konfirmuar largimin nga posti aktual në fund të sezonit, pritet të marrë drejtimin e Seleçaos më 25 maj 2025, duke u bërë trajneri i parë i huaj që udhëheq Brazilin me kohë të plotë pas më shumë se një shekulli.
Emërimi i Ancelottit shënon një moment historik për kombëtaren më të titulluar në botë, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për ta udhëhequr skuadrën drejt suksesit në Kampionatin Botëror “USA–Canada–Mexico 2026”.
Aktualisht, Brazili ndodhet në një pozitë të mirë në kualifikueset e Kupës së Botës, por ekipi duhet të mbetet i fokusuar për të shmangur surprizat e pakëndshme. Në horizont janë dy përballje të rëndësishme: më 5 qershor kundër Ekuadorit në Guayaquil dhe më pas më 10 qershor ndaj Paraguajit në Sao Paulo.
Përfshirja e Kaka-s në stafin teknik pritet të sjellë frymëzim dhe energji të re, pasi ai është një nga emrat më të dashur për tifozët brazilianë dhe një ish-lojtar që ka shkëlqyer nën drejtimin e Ancelottit te Milani.
Top Channel