
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli në lidhje me masat e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të samitit “European Politicial Community”, më datë 16 maj 2025.
Ai tregoi akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet për këtë aktivitet.
“Të nderuar qytetarë,
të nderuar përfaqësues të medias,
Me cilësinë e drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, dëshiroj t’ju informoj se në kuadër të zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet në kryeqytet, më datë 16 maj 2025, janë ndërmarrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së këtij eventi ndërkombëtar, me rëndësi të veçantë për vendin tonë.
Menjëherë pas menaxhimit me sukses dhe sigurimit të rendit publik në dy evente shumë të rëndësishme, siç ishin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe tri etapat e para të “Giro d’Italia 2025”, garantimi i sigurisë së këtij Samiti, është sfida e radhës e Policisë së Shtetit. Me këtë rast, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen, shoqërimin, sigurimin dhe përcjelljen me sukses të miqve tanë europianë.
Me këtë rast, kërkojmë edhe një herë mirëkuptimin e komunitetit të kryeqytetit dhe jo vetëm, për kufizimet e përkohshme në qarkullimin e qytetarëve dhe mjeteve, të cilat janë të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së Samitit që do të zhvillohet në kryeqytet.
Duke patur parasysh numrin e madh të delegacioneve të nivelit të lartë, Policia e Shtetit ka planifikuar dhe do të zbatojë masat e mëposhtme:
Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.
Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
Bllokime të plota të akseve rrugore:
Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:
Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.
Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:
o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
III. BLLOKIME TE PARKIMEVE
o Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.
o Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.
Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
o Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Tower”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
o Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.
Të nderuar qytetarë,
bëjmë thirrje për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Gjithashtu, ju ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.
Për informacione të përditësuara, ju mund të ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në rrjetet tona sociale, si dhe të telefononi në numrin 112 për çdo nevojë apo informacion të mëtejshëm.
Faleminderit për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj!
Top Channel