SHBA ka konsumuar pothuajse 80% të raketave mbrojtëse, komandantët paralajmërojnë: Rezervat e municioneve të Pentagonit në nivele të rrezikshme 04/08 23:00
Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit.
Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria.
Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat.
Sipas hetuesve, fëmija ishte abuzuar për vite me radhë nga babai i saj. Ai është dërguar menjëherë në burg, ndërsa hetimi vazhdon për më shumë prova.
Top Channel