Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Darian Quist, nxënës i klasës së 12-të në shkollën e mesme Tumbler Ridge Secondary School, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë sulmit me armë që tronditi komunitetin në British Columbia të Kanadasë, ku 10 persona humbën jetën dhe 27 ngelën të plagosur.
Në një intervistë për CBC Radio West, së bashku me nënën e tij, Shelley Quist, Darian tregoi se pak pasi kishte hyrë në klasë rreth orës 13:30, në korridore u dëgjua alarmi me udhëzim për mbylljen e menjëhershme të dyerve për shkak të një izolimi emergjent.
“Dyert u mbyllën dhe pas pak e kuptuam që diçka nuk shkonte,” tha ai. Sipas tij, ndërsa qëndronin të mbyllur në klasë, nxënësit nisën të bënin fotografi nga vendngjarja me telefonat e tyre.
Darian tregoi se ai dhe shokët e klasës përdorën tavolina për të bllokuar derën dhe qëndruan të mbyllur për më shumë se dy orë, derisa policia mbërriti dhe i shoqëroi jashtë ndërtesës.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.