“E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, intervista ndryshe e Monika Kryemadhit në “Shqipëria Live”: Braçe politikani më i mirë, do e votoja për kryebashkiak
06/05 16:37
Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i lënduar nga përplasjet e ndodhura sot mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para godinës së Kuvendit.
Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë. Sipas kolegëve të tij, Nallbati ka djegie në fytyrë.
Ndërkohë, nga kjo protestë kanë mbetur të lënduar edhe tetë efektivë policie.
Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh, fishekzjarresh, sende të forta dhe përdorim të gazit lotsjellës.
Top Channel