Numërohen 340/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2
13/05/2025 01:05
Në Shkodër janë numëruar 340 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 2778 votash ndaj PS-së.
Deri më tani, PD është në epërsi me 31278 vota, ndërsa PS është me 28500 vota.
E përkthyer në mandate, deri tani demokratët kanë të sigurt pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.
Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.
Top Channel