
Një incident ka ndodhur gjatë aktivitetit të Giro d’Italia sot në Tiranë.
Një qytetar ka kaluar gardhin e policisë dhe për pasojë është përplasur nga një çiklist, i cili theksohet se nuk ishte pjesë e Giro d’Italia.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, shihet që efektivët e policisë vrapojnë pas qytetarit, i cili theu rregullat.
Vlen të theksohet se ngjarja ka ndodhur gjatë provave.
Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që u zhvillua sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.
Top Channel