
Disa të arrestuar në Tiranë, për vepra të ndryshme kriminale!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. M., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. S., 44 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka qëlluar me pëllëmbë një 13-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. R., 42 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur një 37-vjeçare;
-S. Z., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me një 16-vjeçar;
-dy shtetas 16 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një pikë këmbimi valutor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. O., 35 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 35 vjeç dhe I. B., 37 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., këta shtetas, dyshohet se në gjendje të dehur, kanë goditur me grushte, një 49-vjeçar. Gjithashtu, gjatë konfliktit, dyshohet se 37-vjeçari i ka vjedhur celularin 49-vjeçarit. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-4 shtetas të moshave 19, 18 vjeç dhe 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokuror dhe shpallën në kërkim shtetasin I. C., 57 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 45-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin S. D., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar ta përplasë me automjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel