Cenoi interesat e një kompanie ndërtimi duke fshirë shënimet kontraktore për një truall në Selitë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq juristin e ASHK-së për ‘shpërdorim detyre’ Rreth 7600 punonjës policie dhe hetues kriminalë të trajnuar do të marrin përsipër ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit elektoral, si dhe për të parandaluar dhe goditur çdo krim zgjedhor.
Vetëm gjatë kësaj fushate policia e shtetit ka referuar në SPAK 37 raste për krime zgjedhore të cilat po hetohen. Përveç angazhimit në takimet e fundit elektorale policia do të marrë në ruajtje të gjitha objektet ku do të zhvillohet numërimi i votave, duke garantuar siguri të plotë deri në përfundim të procesit.
Në mbarë vendin, Policia e Shtetit do të ruajë 93 objekte zgjedhore të KZAZ-ve dhe 5225 qendra votimi, me një forcë prej mbi 5300 efektivësh të shpërndarë në terren. Ditën e zgjedhjeve policia do të ndërhyjë vetëm nëse kërkohet ndërhyrja e saj nga komisionet e votimit
Dita e zgjedhjeve do të jetë sfiduese për policinë pasi njëkohësisht me to është e angazhuar edhe me aktivitetin ndërkombëtar “Giro d’Italia”e cila ka sjellë kufizime të ndjeshme në qarkullim.
Top Channel