
AC Milan ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Bolognën me rezultatin 3-1 në “San Siro”, vetëm pak ditë para përballjes së madhe mes tyre në finalen e Kupës së Italisë.
Pas një pjese të parë të qetë dhe pa gola, sfida shpërtheu në pjesën e dytë. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Orsolinin në minutën e 49’, duke i befasuar kuqezinjtë.
Por reagimi i Milanit erdhi shpejt. Santiago Gimenez, i futur në pjesën e dytë, barazoi në minutën e 73’ pas një asisti nga Pulisic. Vetë amerikani përmbysi gjithçka pesë minuta më vonë me një gol të bukur. Në minutën e 90+2’, Gimenez vulosi fitoren me golin e tretë personal për Milanin.
Një fitore që jo vetëm i jep Milanit moral dhe tre pikë në garën për vendet e larta të Serie A, por është edhe një paralajmërim i qartë për Bolognën, me të cilën do të përballen sërish në finalen e Kupës së Italisë, që do të luhet më 15 maj 2025 në stadiumin legjendar Olimpico të Romës.
Top Channel