
08/05 19:39
Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë i ri.
Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine.
Fakti që kardinalëve iu deshën vetëm katër raunde votimi për të zgjedhur një papë të ri dhe tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine pas një dite votimi është “një shenjë e qartë e unitetit të Kishës”, tha kardinali italian Giuseppe Versaldi nga zyra e shtypit të Vatikanit.
Sapo panë tymin e bardhë, qindra njerëzit e mbledhur në shesh nisën të brohorasin. Këmbanat jejohnë në shesh, teksa turma pret me padurim të njihet me drejtuesin e ri të Kishës Katolike.
Top Channel