Presidenti Begaj uron Papa Leonin XIV: I bindur se do të kontribuojë në forcimin e klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve
08/05/2025 20:01
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri.
“Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri”, shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në llogaritë sociale në platformën X dhe Facebook.
“Shpreh bindjen, vlerësoi Presidenti i Republikës, se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve”.
Në emër të shqiptarëve Presidenti Begaj uroi që Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë në krye të Vatikanit.
Top Channel