“Paqja qoftë me ju”, mesazhi i parë i Papa Leonit XIV pritet me entuziazëm nga mijëra besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit

08/05/2025 19:39

“Paqja qoftë me të gjithë ju”, nisi mesazhin e tij të parë si kreu i Kishës Katolike Papa Leoni.

Mes emocionesh, Robert Francis Prevost turmën në sheshin e Shën Pjetrit, poshtë ballkonit ku mbajti fjalimin.

“Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju. Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura”.

Papa i bëri homazhe të ndjerit Papa Françesku, duke i kërkuar besimtarëve të kujtojnë trashëgiminë e paraardhësit të tij.

Le ta mbajmë në vesh zërin e Papa Françeskut që bekon Romën. Papa që bekoi Romën, i dha bekimin e tij të gjithë botës atë mëngjes të Pashkëve. Më lejoni të vazhdoj me atë bekim. Zoti na do. Zoti i do të gjithë. E keqja nuk do të mbizotërojë”, tha ai në italisht, duke vijuar më pas në spanjisht, për t’iu drejtuar “dioqezës së tij të dashur” në Peru, aty ku shërbeu për më se një dekadë.

Papa Leoni XIV foli për vizionin e tij për Kishën Katolike si një Kishë që “ndërton ura” dhe angazhohet në biseda.

Ne duhet të përpiqemi së bashku të jemi një kishë misionare. Një kishë që ndërton ura dhe dialog“, tha Papa, që u bëri thirrje njerëzve të jenë bamirës dhe të ndajnë dashuri me njëri-tjetrin.

Robert Francis Prevost 69 vjeç, nga Çikago është Papa i parë në histori nga Shtetet e Bashkuara. Një udhëheqës me përvojë, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë në Vatikan për emërimet e peshkopëve.

Ai punoi për një dekadë në Trujillo të Perusë dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo-s, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta