“Memorandumi i Kuçit”, 78 deri në 88 mandate për Ramën/ Reagon Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën, plane krejtësisht qesharake
08/05/2025 14:36
Sali Berisha i është përgjigjur kryesocialistit Edi Rama, i cili së fundmi bëri dhe “memorandumin e Kuçit”, ku parashikoi fitoren e tij me 78 deri në 88 mandate.
Kryedemokrati u shpreh në konferencën për mediat se Rama po kalon ditët e fundit në zyrën e kryeministrit, ndërsa planet e tij janë qesharake.
“Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët ta kanë prerë biletën, mezi të pret McGonigal, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, tha Berisha.
Top Channel