Fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Rama batuta me punonjësin: Ky ishte për deputet në Kosovë

08/05/2025 12:07

Sot ndodhi fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës,

Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri Edi Rama dhe zv. ministrja Belinda Balluku.

“Ky është legjenda, ka ardh që ditën e parë këtu, më tha mirëserdhe në shtëpinë tënde”, i tha Rama punonjësit.

“Ky ishte për deputet në Kosovë”, shtoi Rama.

Balluku: Ky aeroport brenda kësaj vere do të jetë operacional, kur e nisëm këtë projekt duke parë edhe studimet flitej 104 milionë euro, terminal 5 mijë metra katrorë, deri tani 140 milionë euro, terminali 17 metra katrorë i trefishuar nga çka ishte në studimin fillestar, për shkak të numrave të rritur që kemi në acviacionin civil. Në aeroportet do të jenë tre modele biznesi, do të jetë mirëmbajtja e avionëve, një sektor i ri i cili do të sjellë të ardhura shtesë, kargo e mirëfilltë. Do ngrihet akademia e aviacionit civil.

Rama: Ndryshe nga aeroporti i Kukësit që është i vogël për fluturime low cost, aeroporti i Vlorës do të jetë për gjithë vitin, kurse Gjirokastra do të jetë aeroport turistik sezonal. Më duket se shkoi deri në Himarë Behgjeti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta