KQZ ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në të gjithë vendin, ku përfshihen fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Deri më tani, shpërndarja ka përfunduar për qarqet:
Gjirokastër
Dibër
Shkodër
Lezhë

Ndërsa është duke u shpërndarë në:
Vlorë
Korçë
Berat
Kukës

Pas këtyre, radha vjen për qarqet:
Fier
Elbasan
Tiranë
Durrës

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta