
Interi arrin finalen e Ligës së Kampionëve, pas një fitore spektakolare në “Giuseppe Meazza” kundër Barcelonës me rezultatin 4-3 pas 120 minutash lojë.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Lautaro Martinez dhe dyfishuan shifrat në fundin e pjesës së parë falë një penalltie nga Calhanoglu.
Por katalanasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre të fundit, të cilët në pjesën e dytë bënë të pamundurën.
Në minutën e 54-t, Eric Garcia ngushtoi shifrat dhe pas gjashtë minutash, Dani Olmo riktheu baraspeshën.
Në minutën e 87-të, Raphinha shënoi dhe golin e tretë për katalanasit, me shpresën që vulosi çdo gjë, por ishte Acerbi ai që në minutën e fundit riktheu sërish baraspeshën, duke çuar sfidën në shtesë.
Pas 90 minutave, ishte radha e shtesave për të dhënë spektakël.
Në minutën e 99-të, ishte Frattesi që përmbysi sfidën për herë të dytë, kësaj radhe në favor të Interit.
Pjesa tjetër nuk prodhoi më gola, me Interin që arrin kështu i pari finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, aty ku do të presë fituesin e çiftit PSG-Arsenal
Top Channel