
Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pas një humbje të paprecedentë që sinjalizoi pakënaqësi të thellë brenda koalicionit të tij.
Në një seancë të organizuar me nxitim të martën pasdite, 325 ligjvënës votuan për të miratuar Merz, më shumë se 316 që i nevojiteshin për t’u konfirmuar si kancelar i Gjermanisë.
Merz, i cili fitoi zgjedhjet në shkurt dhe krijoi një koalicion qeverisës muajin e kaluar, nuk u konfirmua në raundin e parë gjatë ditës së sotme pasi mori vetëm 310 vota, një pengesë tronditëse që shënoi një kthesë tjetër në një periudhë të vështirë pasigurie për vendin.
Ai tani është gati të bëhet zyrtarisht kancelar pasi u miratua nga Presidenti gjerman. Por mandati i tij do të fillojë në një bazë të paqëndrueshme: Votat e së martës zbuluan ngurrim brenda koalicionit të tij dhe i dhanë partisë kryengritëse të ekstremit të djathtë AfD një mundësi të re për të trazuar Bundestagun.
Top Channel