Nordikët zgjedhin Sazanin / Në Vlorë ka 30% më shumë prenotime se një vit më parë, janë perëndimorë

05/05/2025 12:33

Këtë sezon turistik, Shqipëria ka rritje të konsiderueshme të turistëve nga vendet nordike dhe jo vetëm.

Të dhënat paraprake tregojnë se prenotimet janë shtuar me 20 deri në 30% krahasuar me verën e vitit të kaluar, shumica e të cilave janë bërë në mënyrë të organizuar dhe në avancë, përmes faqeve online.

Operatori turistik, Olsen Sherifaj thotë: “Këtë vit preontimet janë bërë shumë kohe më parë dhe duket se turistët janë më elitar se vitet e kaluara”.

Piku i sezonit parashikohet të jetë thuajse plotësisht i rezervuar, ndërsa itineraret më të preferuar për vizitorët nordikë janë ishulli i Sazanit dhe bukuritë natyrore të gadishullit të Karaburunit.

Shqipëria, edhe këtë verë, po konfirmon rolin e saj në rritje si një destinacion turistik i preferuar në Mesdhe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta