Live Egnatia-Partizani/ Raste, por jo gola! Pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të “Final 4” mbyllet me rrjeta të paprekura
05/05/2025 20:54
Egnatia dhe Partizani përballen me njëra-tjetrën për një vend në finalen e Kategorisë Superiore përballë Vllaznisë.
Pjesa e parë e takimit prodhoi raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat qëndruan të paprekura.
Eleke dhe Bintsuka provuan për “Demat e Kuq”, por nuk arritën të finalizonin siç duhet përballë portës së Dajsinanit.
Kështu çdo gjë pritet të vendoset pjesën e dytë të sfidës, kur do të mësohet dhe finalisti i dytë i këtij sezoni në Superiore.
REZULTATI LIVE:
EGNATIA 0-0 PARTIZANI
Top Channel