Të shtëna me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit! Plagosen pesë persona, një prej tyre shitësja e qirinjve në rrugë
03/05/2025 14:13
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të shtunë në Laç.
Të plagosur kanë mbetur pesë persona, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur tek rruga që të dërgon tek Kisha e Laçit.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se plumbat kanë prekur një grua që shiste qirinj në anë të rrugës.
Top Channel