Njihej për marrëdhëniet e ngushta me Bashar al-Assad, arrestohet udhëheqësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës

03/05/2025 22:27

Zyrtarët e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda e Përgjithshme (FPLP-CG) thanë se autoritetet siriane arrestuan sot në Damask udhëheqësin e lëvizjes palestineze, i cili historikisht kishte marrëdhënie të ngushta me presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad.

Një zyrtar i lëvizjes me qendër në Damask, i cili kërkoi të mos identifikohej, i tha AFP-së se “Sekretari i Përgjithshëm Talal Naji u arrestua” në kryeqytet.

Një zyrtar i dytë konfirmoi arrestimin, ndërsa një burim i tretë brenda partisë tha se Naji “u thirr nga një shërbim sigurie dhe nuk u kthye. Ai ndoshta u arrestua”.

Arrestimi vjen disa javë pasi krahu i armatosur i një organizate tjetër palestineze, Xhihadit Islamik, pretendoi se autoritetet e reja siriane kishin arrestuar dy nga udhëheqësit e saj, pa specifikuar akuzat kundër tyre.

SHBA-të, të cilat i konsiderojnë PFLP-GC dhe Xhihadin Islamik si organizata “terroriste”, kanë deklaruar se nuk do t’i heqin sanksionet e vendosura ndaj Sirisë që nga regjimi i Asadit derisa të bëhet përparim në çështjet që konsiderohen përparësi, përfshirë luftimin e “terrorizmit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta