Përleshje në Kroaci para ndeshjes Hajduk – Dinamo Zagreb, policia arreston 100 tifozë

03/05/2025 18:01

Situata doli jashtë kontrollit në Kroaci, për shkak të Derbit të futbollit, me Hajduk Splitin që pret Dinamon e Zagrebin.

Spliti u shndërrua në një fushë beteje pas një “takimi” mes tifozëve të Hajdukut dhe Dinamos, pak orë para derbit të titullit në Kroaci.

Tifozët e dy ekipeve u përleshën, duke krijuar incidente në shkallë të gjerë që i kanë tronditur të gjithë.

Sipas mediave lokale, rreth 80 tifozë të Dinamos udhëtuan për në Split pa shoqërim policie, pas një “takimi” me tifozët e Hajdukut, të cilët ishin mbledhur rreth 150 vetë.

Këto dy grupe u përleshën me dhunë për një kohë të gjatë derisa policia kroate ndërhyri me vonesë.100 persona u arrestuan.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta