
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente edhe këtë të premte në vendin tonë.
Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor – Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Top Channel