Rezoluta e PPE/ Rama i përgjigjet deklaratave të Berishës në Spanjë: Këneta u ndau partive simotra fletërrufe! Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje

01/05/2025 11:20

Edi Rama: Ra dje boria në një mbledhje diku në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të Kënetës, që i ka mbajtur këneta mes tyre dhe nuk dinë  çfarë të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazin, blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale, abuzime me detyrën dhe mediat, emërim ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje, të përsëritura sa herë ka pasur humbje.

E reja e këtyre zgjedhjeve është se ne kemi një strukturë të tërë, që është Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që është në terren, është edhe në zyrë, është e fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve, që ma ha mendje janë lumë.

Duke qenë se kam qenë vetë pre e një kall të rremë, jam shumë I qartë se si zhvillohet e gjitha, por tani të paktën kemi një institucion që është mbi palët, le ti shohë ku janë votat që po merren në këmbim të kanabisin.

Sa i përket punësimit elektoral, kujtoj se qeveria ka dalë me një vendim për ndalimin e të gjitha llojeve të punësimeve, prokurime nuk ka fare, edhe pse kujtoj se Shqipëria sot është e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta