Paga shqiptare, çmime ndërkombëtare! Takimi për 1 majin, sindikalistët në protestë. Punëtorët në pushime

01/05/2025 15:16

Unioni i sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni për të drejtat në punë kanë ngritur zërin për të drejtat e punëtorëve në ditë ndërkombëtarë të tyre me sloganin jetojmë me paga shqiptare por paguajmë çmime shqiptare.

Më të shfrytëzuara dhe të papaguar  ndihen gratë që punojnë  nëpër fasoneri

Aleanca Gjinore për Zhvillim, 40 orë pune, festat të bëhen pushim. Kemi gra këtu që janë me kapele që mos të njihen se duhej të ishin në punë. Një pjesë e fasonerive sot nuk e kanë pushim”, shprehet Esmeralda Hoxha.

Kriza më e madhe sot është mungesa e punëtorëve sepse ikin. Por nëse duam ti mbajmë në Shqipëri duhet ti paguajmë mirë e t’i trajtojmë me dinjitet”, shprehet Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë..

Ne duam dinjitet në punë”, shprehet Gent Stroni, Sindikata e punonjësve të shëndetësisë.

Mos kini frikë organizohuni në sindikata”, thotë Ilia Kondi, Unioni i sindikatave të Shqipërisë.

Por nëse nga njëra anë protestohej  , të tjerë 1 majin e konsiderojnë thjesht një ditë pushimi për të shijuar rrezet e diellit duke u treguar indiferentë ndaj asaj që në fakt simbolizon kjo ditë

1 Maji në fakt  është një manifestim i punëtorëve  për të ushtruar presion ndaj punëdhënësve dhe vendimmarrësve për respektimin të drejtave të punëtorit

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta