Foto/ U arrestuan si pjesë e grupit kriminal të lidhur me Ervis Martinajn, kush janë Elvin Mërlika dhe Alket Xhixha Shpërthimi në një pallat në lagjen “Partizani” në Elbasan ka tronditur banorët, që tregojnë se zhurma ishte e fortë.
“23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, shprehet një dëshmitare për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kërçyku.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, duket dëmet që ka shkaktuar shpërthimi, ku ka ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti dhe burime zyrtare bëjnë me dije për Top Channel se tritoli është ideuar nga vete pronari i banesës, Arbër Pepa.
Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.
Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.
Top Channel