Pezullimi nga detyra i zv.kryeministres Belinda Balluku, mblidhet sot Kushtetuesja për shqyrtimin e ankimimit ndaj vendimit të GJKKO

12/12/2025 10:39

Sot do të mblidhet Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit ndaj vendimit të GJKKO për zv, kryeministren Belinda Balluku.

Balluku është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mbledhja ishte parashikuar të mbahej më datë 4 dhjetor, por u shtyu për datën e sotme.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka raportuar më herët se shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.

Top Channel