Procesi i votimit nga jashtë nuk gëzon besimin e plotë të opozitës.

Jozefina Topalli, drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën renditi problemet e procesit që  në vlerësimin e saj cenojnë integritetin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Një ndër problematikat është mos shkuarja në adresë përkatëse për të tërhequr zarfin siç është marrëveshja, ka patur raste që ka munguar fleta e votimit. Ka patur raste që zarfet janë hedhur në oborr ose e ka marrë komshiu që nuk është e ligjshme”, shprehet Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për diasporën.

Juristët e Partisë Demokratike pranë KQZ kanë konstatuar se në  shtetin helen po kryhet krim zgjedhor për të cilin SPAK duhet te nisë hetim penal.

Problem Greqia, më konkretisht në Kretë ka ndodhur dhe po ndodh krim zgjedhor pasi individ që janë përfaqësues të OJF aty po pohojnë në rrjete sociale që kanë pasur marrëveshje me DHL për të tërhequr zarfet, presim që SPAK të ketë nisur hetim në të kundërt do të bëjmë ne kallëzim penal”, shprehet Franci Nuri.

Por shkeljet që kane konstatuar , nuk janë të tilla  që Partia Demokratike të kontestojë procesin, duke u mjaftuar me thirrje ne adresë të  Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar problematikat në kohë.

T’i kërkojë DHL-së që të përmbushë detyrimet ligjore dhe logjistike. Thyerja e afateve dhe standardeve të vendosura në ligj është një cenim i votës dhe cenon integritetin e zgjedhjeve”, shprehet Topalli më tej.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta