
Kreu i Partisë Socialiste ishte sot në Roskovec, ku kërkoi mbështetje për 11 majin, duke votuar kështu PS që sipas tij Shqipëria të futet në BE.
Rama ka përgëzuar kryetaren e kësaj bashkie, duke thënë se ka bërë ndryshime të mëdha, teksa me humor e quajtur ‘shtriga që i duhej qytetit’.
“Do t’u lutesha që deri në 11 maj të bëni çdo përpjekje, me të gjitha shoqet, krushkat, të njohurat, koleget, që gratë dhe vajzat shqiptare në radhë të parë ta marrin të tërin në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe të marrin përdore të gjithë burrat dhe djemtë dhe një shumicë më e madhe se asnjëherë tjetër të vendosë për një Shqipëri Europiane.
Edhe një herë shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë suaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, sa po të shohësh nëpër qytet ndryshimet që janë bërë, vetëm një shtrigë mund t’i bënte, se nuk rrija dot pa e thënë”, tha Rama.
Top Channel