Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali, por vijojnë problemet në shërbimet e transportit

29/04/2025 09:26

Operatori kombëtar i rrjetit elektrik të Spanjës ka thënë në përditësimin e tij të fundit se 99.16% e kërkesës për energji elektrike tani është rikuperuar.

Red Electrica shtoi se 100% e nënstacioneve të rrjetit të transmetimit janë tani funksionale.

Ky përditësim vjen ndërsa puna vazhdoi gjatë natës për të rikthyer energjinë elektrike në vend pas ndërprerjes së madhe.

Kryeministri i vendit u tha gazetarëve se 50% e Spanjës kishte energji elektrike rreth orës 22:30 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.

Në Portugali, operatori REN tha gjatë natës se energjia elektrike ishte rikthyer në 85 nga 89 nënstacionet.

Por efektet negative po vazhdojnë ende këtë mëngjes, me shërbimet e udhëtimit të prekura rëndë nga ndërprerja.

 

Pas një “nate të ngarkuar”, thotë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, 99.95% e “kërkesës për energji është përmbushur”.

Ai shton se 100% e “nënstacioneve të rrjetit të transportit janë restauruar”.

Sanchez thotë se këshilli i sigurisë kombëtare i vendit do të mblidhet këtë mëngjes për të “analizuar situatën aktuale”.

Ai i ka falënderuar qytetarët që janë një “shembull i përgjegjësisë dhe shpirtit qytetar”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta