Fitoi zgjedhjet në Kanada, Carney nis punën për krijimin e qeverisë, do të emërojë kabinetin e ri brenda dy javësh

29/04/2025 09:46

Udhëheqësi liberal Mark Carney pritet të emërojë një kabinet të ri brenda dy javësh nga fitorja e tij në zgjedhje dhe të thërrasë Parlamentin menjëherë pas kësaj, raporton Globe and Mail.

Qeveria e re do të zbatojë uljet e premtuara të taksave për klasën e mesme në një buxhet të ri dhe do të angazhohet në negociata të reja tregtare dhe sigurie me një administratë armiqësore të Trump, sipas një zyrtari që foli me median në kushte anonimiteti.

Gazeta Globe raportoi gjithashtu se kabineti i Carney-t do të përbëhet nga më pak se 30 persona, më i vogël se 37 që ka kabineti i Justin Trudeau-t.

Partia Liberale parashikohet të fitojë dhe të formojë një qeveri tjetër, por, me rezultatet që ende po dalin, është shumë herët për të thënë nëse do të ketë vende të mjaftueshme për të formuar shumicën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta