
Pogradeci ka arritur një fitore të vlefshme në ndeshjen play-off ndaj Besës, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në takimin e zhvilluar këtë fundjavë.
Goli i vetëm i sfidës u shënua që në minutën e 14-të nga mesfushori Alidemaj, i cili i dha avantazhin skuadrës liqenore dhe siguroi kalimin në ndeshjen vendimtare për mbijetesë në Kategorinë Superiore.
Ndeshja ishte e luftuar, me shumë duele fizike dhe presion të lartë nga të dy ekipet, por përvoja dhe qetësia në momente kyçe i dhanë epërsinë Pogradecit. Besa e Kavajës nuk arriti të përmbysë rezultatin, pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, duke mbyllur kështu sezonin pa arritur të kthehet në elitën e futbollit shqiptar.
Pas këtij suksesi, Pogradeci tashmë do të përballet me Tiranën në ndeshjen play-out, një duel vendimtar që do të përcaktojë fatin e dy ekipeve historike. Skuadra që do të dalë fituese do të garojë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa humbësja do të zbresë në Kategorinë e Parë.
Top Channel