“Ti i bën këto formate të ngrira?” Rama takim me studentë e pedagogë në Vlorë, batuta me Çuçin pas fjalimit të studentes: Ajo e shkreta iku, u ul

27/04/2025 11:07

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, paraditen e kësaj të diele u ndal në Vlorë, në një takim dhe bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të këtij qyteti.

Kryesocialisti Edi Rama në takimin me pedagogë dhe studentët e Vlorës në vend të retorikës politike zgjodhi të flasë me gjuhën e shifrave për zhvillimet ekonomike të vendit gjatë tre mandate qeverisëse të socialistëve.

Fokusin Rama e vuri se punët që janë bërë për universitetin dhe qytetin e Vlorës, por shtoi se ka ende punë për të bërë.

“Ka ende shumë për të bërë, ama kemi absolutisht një bazë solide dhe jemi në një fazë të re kur nëse arrijmë të kombinojmë çfarë bëjmë ne me mundësitë tona, dhe çfarë nga vjen me futjen në BE, kjo pasqyrë e një dekadë më vonë, do të jetë pasqyra e një qarku që do të jetë si një rajon i një vendi europian”, tha Rama ndër të tjera, teksa kërkoi votën e tyre në 11 maj.

Batutat nuk kanë munguar as në këtë takim, teksa një prej studenteve ekselente, pasi mbajti një fjalim dhe tha se ‘shpall të hapur diskutimet’, u ul sërish në sallë.

Rama ndërhyri duke i thënë me humor se Bledi Çuçi i mëson për të folur me fjalime formale dhe ‘të ngrira’. Më pas ai e ftoi që të ulej pranë tij, duke i marrë fletën e formatit në të cilin kashte shkruar fjalën, e duke i kërkuar që të flasë pa emocione dhe hapur, pa qenë nevoja për fjalime klishe.

“Po ku vete ti tani që e shpalle të hapur? Hajde këtu, merr një karrige. Janë këto formatet e Çuçit që janë të ngrira. Ti i ke bërë këto formate? Po kush? (i drejtohet Çuçit) … Ajo mbajti një fjalim dhe iku e shkreta. Hajde ulu këtu në mes. Fol lirshëm, çfarë të duash”, i tha kreu i PS studentes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta