Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë, flet kreu i KQZ: Jemi në kontakt me DHL, por kemi dhe një rast që një qytetar ka…

24/04/2025 13:16

Kryetari i KQZ Ilirian Celibashi ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët, në lidhje me votimin e diasporës.

Në lidhje me problematikat që janë raportuar për dorëzimin e fletëve në banesat e shqiptarëve në diasporë, ai tha se janë raportuar disa problematika, dhe se janë në komunikim me DHL.

“Jemi në dijeni, kemi komunikuar me DHL dhe  kemi kërkuar që t’ia bëjnë me dije degëve që ka problematika, që kanë detyrim të shkojnë të tërheqin te banesa e votuesit, në shumicën dërrmuese e kanë bërë, por kas dhe raste kur nuk e kanë bërë.

Qoftë dhe për arsye procesi i dorëzimit është bërë në bazë protokollit. Ne dimë që është një numër i limituar, por nuk mund të themi që është një numër i lartë, nuk shkon më shumë se 100 numri i rasteve të problematikave, të të gjitha llojeve.

Në një rast një votues e ka bërë që të duket sikur nuk e ka fletën e votimit brenda zarfit, na është bërë e ditur kështu… ne nuk shohim një zgjidhje për momentin për këtë, është pak e vështirë për të dhënë një zgjidhje, normalisht dikush mund të mendonte që të çojmë një fletë tjetër votimi, por sa të sigurt jemi që ishte gabim i postierit?!”- tha Celibashi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta