
24/04 13:39
Flamurtari është kampion i Shqipërisë në basketboll për femra.
Ekipi vlonjat ka mposhtur edhe në ndeshjen e tretë finale Tiranën duke u kurorëzuar kështu me titullin kampion për të 26 herë në histori.
Vlonjatet kanë fituar në ndeshjen e tretë 63-53 me Tiranën në një përballje që e kanë dominuar nga fillimi në fund, ndërsa edhe me mbështetjen e publikut vlonjat kanë marrë fitoren që duhej për të kurorëzuar titullin kampion.
Flamurtari festoi me trofeun dorëzuar kapitenes Tea Memushi ndërsa lojtarja më e mirë është shpallur Dessire Ramos e Flamurtarit.
Pas Ligës Unike dhe Superkupës ky është trofeu i tretë për këtë sezon për flamurtarin.
Top Channel