
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Memoriali “Gjergj Fishta” në Fishtë u kthye në një hapësirë frymëzimi dhe dashurie për librin, ku u bashkuan nxënës, mësues, studiues, artistë dhe dashamirës të letërsisë.
Aktiviteti solli në vëmendje fuqinë e librit për të ndërtuar ura mes brezave dhe për të ruajtur identitetin tonë kulturor.
Në këtë ngjarje, që mbërtheu emocione dhe reflektime, u kujtua figura monumentale e At Gjergj Fishtës – mjeshtri i fjalës së shkruar, intelektuali i shquar që përfaqëson një epokë të artë të letërsisë shqipe.
Në kuadër të aktivitetit, u promovua gjithashtu një botim i ri i veprës së plotë të Ndre Mjedës nga “Botimet Fishta”, duke i dhënë një tjetër dimension kësaj dite që vlerëson librin si themel i dijes dhe shpirtit kombëtar.
Top Channel