Sondazhi i McLaughlin në Top Channel/ Rama pëlqehet nga 53.3% e shqiptarëve
23/04/2025 02:01
Sipas sondazhi të kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel perceptimi publik për kryeministrin Edi Rama mbetet në përgjithësi pozitiv, ndonëse një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shprehen negativisht për të.
Sipas shifrave të transmetuara në emisionin Top Story, të dhënat tregojnë se 53.3% e qytetarëve e pëlqejnë Ramën, nga të cilët 30.9% shprehen se e pëlqejnë shumë, dhe 22.4% disi.
Nga ana tjetër, 44% e të anketuarve thonë se nuk e pëlqejnë, me 28.6% që e konsiderojnë “aspak të pëlqyer”, dhe 15.4% që nuk e pëlqejnë shumë.
Vetëm 2.4% e qytetarëve nuk kanë një mendim, ndërsa 0.1% e kanë të panjohur dhe 0.2% kanë refuzuar të përgjigjen.
Top Channel